
Një aksident rrugor ka ndodhur në Gjirokastër pranë vendit të quajtur bulevardi “18 shtatori”.
Bëhet me dije se ka ngelur e lënduar shtetasja V.K., e cila ishte pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi A.Sh.
“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.
Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.