Po i shiste kallashikov një të riu, arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 17-vjeçar është arrestuar me një armë kallashnikov dhe tre karikatorë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

I riu dyshohet të ketë qenë duke tentuar të shiste armën në qytetin e Vlorës, teksa po udhëtonte me taksi në aksin Fier-Vlorë, drejt Tiranës.

Policia kishte informacione më parë për taksinë në të cilën gjendej i riu me armë. Një 19-vjeçar që dyshohet se do e blinte armën është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 17-vjeçari.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 19-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatike dhe 3 krehra.

Në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “The Passenger”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 17-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi E. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top