Mori peng të riun për t’i vënë gjobë, në pranga 40-vjeçari

Editor
1 Min Read

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i kërkuar për dy akuza të rënda, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës”.

Ai akuzohet se, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, ka rrëmbyer dhe kanosur një 35-vjeçar në korrik 2024, me qëllim përfitime financiare.

Arrestimi është realizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative.

Ky operacion është pjesë e hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “The Debt”, ku u arrestuan katër persona, ndërsa tre të tjerë janë vendosur në “arrest shtëpie”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al