Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në rrugën e Shëngjinit.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja, raportohet për një viktimë nga përplasja, ndërsa një pasagjere ndodhet në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të plagosurit në spitalin më të afërt.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e mundshme që çuan në ngjarjen tragjike.

Informacione të mëtejshme pritet të bëhen publike nga autoritetet lokale në orët në vijim.

Scroll to Top