Egli nxjerr sekreti e produksionit: Firmosëm kontratën 20 mijë euro

Editor
1 Min Read

Egli Tako ka qenë e përfshirë në mjaft debate ditën e sotme me banorët e tjerë të shtëpisë, veçanërisht me Gertën dhe Valbonën. Një nga momentet më të spikatura ishte kur Egli u ndal nga produksioni gjatë një bisede me Valbonën. Megjithëse ajo u këshillua të qëndronte e qetë, Egli nuk mundi të kontrollohej dhe shpërtheu.

Në një moment tensioni, Egli zbuloi një detaj të papritur: secili nga banorët e shtëpisë ka firmosur një kontratë që i ndalon ata të përmendin emrin e Xheneta Fetahut, ish-të dashurës së Gjestit. Ky kusht, sipas Eglit, është i lidhur me një gjobë prej 20 mijë euro për çdo shkelje.

“Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën,” tha Egli me zë të lartë, duke treguar pakënaqësinë e saj ndaj situatës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al