Përfshihet nga flakët një hotel në Brezovicë, raportohet se…

Editor
1 Min Read

Një hotel në Brezovicë është përfshirë të shtunën nga flakët. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli raportoi se nuk ka të lënduar por dëme të konsiderueshme materiale.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al