Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë

Editor
1 Min Read

Një konflikt me sende të forta mes 3 të rinjve ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.

Dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmës mjekësore. Në sherr janë përfshirë E.D, 18 vjeç, K.S, 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al