
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij më 10 shkurt.
Avokati i Veliajt ka depozituar ankimin në Apel përmes postës me datë 14 shkurt, 2 ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg.
Burime për mediat pohojnë se mbrojtja nuk ka depozituar ankim për bashkëshorten e veliajt, Ajola Xoxa e cila është në masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Veliaj është nën akuzë për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Por, kryebashkiaku mohon akuzat e ngritura ndaj tij, duke e quajtur një gjyq politik 3 muaj para zgjedhjeve dhe sipas tij në dosje nuk ka asnjë fragment ku thuhet se ka kërkuar apo ka marrë ryshfet.