Do shiste një armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Editor
1 Min Read

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, P. B., 26 vjeç, dhe G. B. (S.), 37 vjeç, si pjesë e operacionit të koduar “Flagranca”. 26-vjeçari, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vjedhje, u kap me një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se po tentonte ta shiste.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë dhe tentoi të arratisej. Ngjarja ndodhi në zonën e “Zogut të Zi”, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin tip “Honda” me të cilin po udhëtonin të dy të arrestuarit.

Gjatë kontrollit, tek shtetasi P. B. u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, e cila dyshohet se po shitej ilegalisht në kryeqytet. Përveç armës, policia sekuestroi edhe municion luftarak, tre celularë dhe automjetin e përdorur nga të dy personat.

Hetimet vijojnë për të zbuluar detaje të tjera mbi aktivitetin e paligjshëm të të arrestuarve dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al