Dy vëllezër policë dhunojnë një qytetar në Burrel, AMP merr masa

Editor
1 Min Read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërhyrë në një incident në Burrel, ku dy vëllezër, efektivë policie, dyshohet se kanë dhunuar një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas hetimeve, AMP ka ndaluar me iniciativë Avni Ukën, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, vëllai i tij, Sulltan Uka, me detyrë në Komisariatin e Policisë Mat, po procedohet në gjendje të lirë për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”.

Organet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të të përfshirëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al