Hidhen në erë 3 autobusë pranë Tel Avivit

Editor
2 Min Read

IZRAEL- Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në atë që autoritetet dyshojnë të jetë një sulm militant. Nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimet që ndodhën pranë Tel Avivit.

Shpërthimet ndodhin ndërsa izraelitët mbajnë zi për katër trupat e pengjeve të kthyera nga Hamasi në Gazë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Shpërthimet në autobusë të kujtojnë bombat gjatë kryengritjes palestineze të viteve 2000, por sulme të tilla janë të rralla tani.

Zëdhënësi i policisë, Asi Aharoni, tha për televizionin izraelit (Channel 13 TV) se u gjetën eksplozivë në dy autobusë të tjerë, por nuk shpërthyen. Autoritet thanë se të pesë bombat me sahat ishin identike dhe se njësitë speciale po çaktivizonin bombat e pashpërthyera.

Kryebashkiaku i qytetit, Tzvika Brot, tha se ishte një mrekulli që askush nuk ishte lënduar. Autobusët ishin parkuar pasi kishte përfunduar orari i punës, tha ai.

Ofir Karni, kreu i kompanisë së autobusëve tha se kishte urdhëruan menjëherë të gjithë drejtuesit e autobusëve që të ndalojnë dhe të kryejnë një “inspektim të plotë”. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefi i qeverisë po ndiqte nga afër zhvillimet. Agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet po merrte drejtimin e hetimeve, tha policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al