Drogë dhe armë/ Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi

Editor
1 Min Read

GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një shtëpi në qendër të Lamisë me drogë dhe armë. Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram, 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi marijuane me një peshë totale bruto 200.5 gram, 1 pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh, shufër metalike e palosshme, shuma prej 150 euro, 2 celulare si dhe një mori ambalazhesh bosh najloni.

Hetimi paraprak u krye nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit Lamia, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al