Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prishtinë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtij incidenti, një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:00 ka marrë raport për të shtëna me armë, dhe menjëherë janë dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të filluar hetimet.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, dhe sipas informacioneve paraprake, ai është një taksist.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve të këtij akti të dhunshëm. Hetimet janë në vazhdim dhe priten më shumë informacione për këtë incident të rëndë.

Scroll to Top