Dhunoi me levë hekuri një 42-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Editor
2 Min Read

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Mësohet se 34-vjeçari me iniciale Xh.M ka goditur me shkopinj dhe leva hekuri, 42-vjeçarin me iniciale L.M duke i shkaktuar dëmtime trupore. Gjithashtu policia thotë se 34-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”. Po ashtu sipas hetimeve dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës.

Njoftmi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al