Tjetër ngjarje tronditëse, në Shkodër i marrin jetën një djali të ri

Editor
2 Min Read

20-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në fshatin “Guci e Re” Shkodër – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku një i ri është gjetur i pajetë, i dyshuar se është vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Pavlin Preka, rreth 20 vjeç.

Trupi i tij është gjetur rreth orës 14:50, pranë shkollës së fshatit, ndërsa ende nuk ka detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin/ët e mundshëm.

Pak pas njoftimit, forcat e Policisë dhe grupet speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e krimit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të mbledhur prova, për të kryer ekspertizën e nevojshme dhe për të identifikuar përgjegjësit e kësaj vrasjeje.

Autoritetet po analizojnë të gjitha pistat e mundshme, ndërsa po shqyrtohen dëshmitë e banorëve dhe pamjet nga kamerat e sigurisë, nëse ka të tilla në zonë.

Ngjarja ka sjellë një ndjenjë pasigurie dhe shqetësimi te banorët e fshatit dhe zonave përreth.

Policia ka intensifikuar kontrollet dhe po bashkëpunon me strukturat e tjera të sigurisë për të ndaluar autorët e mundshëm.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të reja mbi këtë ngjarje të rëndë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al