Gjendet i pajetë vëllai i një prej reperëve më të njohur

Editor
1 Min Read

Mediat kosovare raportuan se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thotë ndër tjerash Ahmeti.Siç bëhet e ditur, ai ishte 42-vjeçar.

Në lidhje me rastin nuk është bërë ndonjë reagim akoma në rrjete sociale nga familjarët apo të afërmit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al