Mbante pistoletë me vete, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet. Policia gjithashtu bën të ditur se është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Po ashtu është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”. Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç. Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top