Udhëtonte kundravajtje me makinë të vjedhur, arrestohet 20-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një i ri shqiptar 20-vjeçar u arrestua në Torino, Itali, pasi u kap duke drejtuar një makinë të vjedhur në korsinë e gabuar dhe në drejtim të kundërt, duke rrezikuar një aksident të mundshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në zonën Mirafiori, në rrugën “Ignazio Collino”. Policia e vuri re të riun teksa ndalonte në një kryqëzim dhe u përpoq ta ndalonte, por ai tentoi të arratisej. Pasi nuk ia doli të largohej me automjet, e braktisi atë dhe u largua me vrap, por u kap pas pak minutash nga patrulla.

Nga verifikimet, rezultoi se automjeti ishte vjedhur një muaj më parë, ndërsa dyshohet se i riu është pjesë e një grupi grabitësish. Gjykata e la të riun në arrest shtëpie, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur aktivitetin e tij kriminal.

Scroll to Top