Krimin ekonomik arreston 44-vjeçarin që kërkohej nga SPAK!

Editor
1 Min Read

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK është arrestuar sot në Tiranë. Mësohet se shtetasi me iniciale R.Ç., akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale korrupsion aktiv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin në kërkim R. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al