G Bani zbulon se çfarë i ndodhi gjatë fluturimit drejt Londrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

G Bani ka ndarë një përvojë jo fort të lehtë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi në prime-n e shkuar iu komunikua se babai i tij ndodhej në spital, por në gjendje stabile. Në një postim në Instagram, ai tregoi se gjatë udhëtimit kishte ethe dhe temperaturë të lartë, duke e bërë fluturimin edhe më të rëndë.

Ndër të tjera, G Bani falenderoi pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan gjatë situatës, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit për mirëkuptimin. Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga njerëzit që ka takuar gjatë këtij udhëtimi.

Scroll to Top