Rama mbledh nesër kupolën socialiste dhe qeverinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nesër dhe pasnesër kryeministri Rama ka vendosur të zhvillojë një retrat dy ditor në “Vilën30” në Tiranë. Në këtë takim do të jenë ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuesit politikë të qarqeve, kryesia e grupit parlamentar të PS dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Fokusi pritet të jetë tek një analizë e punës së qeverisë dhe punës që duhet të bëjmë drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 11 majit. Takimi vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputet në KQZ, që është 12 Marsi.

Janë drejtuesit e qarqeve ata që hartojnë fillimisht një listë me propozimet e tyre për kandidatët, por vulën përfundimtare ia jep kryetari dhe kryesia e Partisë Socialiste.

Scroll to Top