
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte për masën e “detyrimit të paraqitjes” të caktuar për të nga GJKKO në seancën e një jave më parë.
Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.