Ankimoi për masën e sigurisë/ Veliaj rreth dy orë në GJKKO

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vijon në Apelin e GJKKO prej gati dy orësh dita e dytë e seancës ku po shqyrtohet ankimimi i bërë nga Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca e sotme vjen pas shtyrjes që u vendos ditën e djeshme, duke qenë se SPAK paraqiti prova të reja. Për këtë arsye avokatët e tij kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat.

Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash ndodhet prej 1 muaji në paraburgimin e Durrësit. Veliaj u arrestua më 10 shkurt dhe në seancën maratonë të 12 shkurtit GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Scroll to Top