Aksident në Gjirokastër, shoferi humb kontrollin

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, Gjirokastër.

76-vjeçari me iniciale A.T., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, por fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi A. T., 76 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al