Të shtëna me armë në një spital në Michigan

Editor
1 Min Read

MIÇHIGAN- Policia amerikane ka njoftuar se ka pasur të shtëna në një spital në Troy, Michigan, në atë që ata e përshkruan si një incident të izoluar.

Gjithashtu autoritet paralajmëruan se i dyshuari është ende i lirë. Një paralajmërim urgjent për një sulmues aktiv iu dërgua banorëve pranë spitalit Corewell Health Beaumont, të enjten në mëngjes.

Departamenti i policisë së Troy më vonë tha në një postim në X: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur të shtëna në spitalin Corewell Health Beaumont Troy. Ky duket të jetë një incident i izoluar, megjithatë i dyshuari nuk është në paraburgim. Ju lutemi shmangni zonën”.

Përdoruesit e mediave sociale raportuan se kishin marrë një alarm urgjent, i cili thoshte: “sulmues pranë spitalit Troy. Shmangni zonën, forcat e rendit janë në vendngjarje”.

Shkollat ​​në Troy u mbyllën për shkak të sulmuesit, megjithëse mësimet vazhduan normalisht brenda.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al