Të dehur në timon, arrestohen në Shkodër dy drejtues mjetesh!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi u kapën në gjendje të dehur në timon. Drejtuesit me iniciale K.A.,33-vjeç dhe A.U., 59-vjeç do të hetohen nga prokuroria për shkeljen e kodit Rrugor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi; 

– A. U., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Scroll to Top