I riu shqiptar humb jetën pasi e zë zetori poshtë

Editor
1 Min Read

Gessopalena, Itali, 23 mars 2025 – Një aksident fatal ka ndodhur dje në lagjen Mandrini të Gessopalenës, ku një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në një fermë. Viktima, i cili po operonte një mjet bujqësor në fushë, u shtyp për vdekje pasi zetori u përmbys dhe e zuri poshtë.

Sipas raportimeve, gjatë operacioneve bujqësore, traktori ka rënë në një kanal dhe është përmbysur, duke mos i lënë mundësi shpëtimi të riut. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të Casoli, karabinierëve të Torricella Peligna dhe ekipit të shpëtimit me helikopter të urgjencës 118 nga Pescara, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al