Tragjike në Bulqizë/ Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari

Editor
1 Min Read

Bulqizë, 24 mars 2025 – Një banesë në katin e parë të një pallati në “Lagjen e Vjetër” në Bulqizë është përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuari që jetonte i vetëm.

Viktima është identifikuar si Xhevdet Cara, 80 vjeç. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike brenda banesës. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe arritën të vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Bulqizë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al