Qiramarrësi vret pronarin e banesës dhe më pas veten

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Volkovë të Shkupit, ku dy persona kanë humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri. Sipas raporteve, qiramarrësi, identifikuar me inicialet M. N., ka qëlluar për vdekje pronarin e banesës, R. C., dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Incidenti ndodhi rreth orës 09:00, dhe viktimat u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Përveç dy viktimave, ngjarja ka lënë të plagosur edhe një djalë të mitur, i cili është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit, dhe për momentin janë duke identifikuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Scroll to Top