Rama: Shkollë e re për teknologjinë do hapet së shpejti tek

Editor
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti, në kompleksin e “Piramidës” në Tiranë, do të hapet një shkollë e re për teknologjinë. Ai e përshkroi këtë projekt si një iniciativë kyçe për zhvillimin e sektorit digjital dhe për të mbështetur revolucionin digjital që po zhvillohet, sidomos në Francë.

Rama theksoi se kjo shkollë do të jetë një nga bërthamat kryesore për përgatitjen e talenteve të reja dhe për zhvillimin e teknologjive inovative në Shqipëri.

“Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria. Është bërë një punë shumë e dobishme dhe uroj që ta zgjerojmë edhe më shumë. Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik Durana Tech Park, për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem të favorshëm. Shumë shpejt , besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi godinën në Vlorë, për haitek, që do të funksionojë si park. Kushdo ketë hapësirë apo zhvillojë produkte teknologjikë do të ketë një sistem komplet ndryshe. Uroj që deri atëherë të kemi bërë zhvillime të reja. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al