Gjesti akuzon Rozana Radin: “Je kapur për flokësh me femra

Editor
1 Min Read

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Rozana Radit dhe Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Dyshja, tashmë të pozicionuar si rivalë, nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Gjesti i është drejtuar Rozanës duke i thënë se do të nxjerrë informacione nga jashtë, duke aluduar për një situatë nga e kaluara e saj. Ai pretendoi se në një format tjetër televiziv, Rozana është përfshirë në përleshje fizike me gra të tjera për shkak të një të dashuri.

“A do informacione nga jashtë? Ti je kapur për flokësh me femra për të dashur. Të gjithë e kanë parë,” u shpreh ai, duke e sfiduar publikisht.

Rozana, e habitur nga këto akuza, kërkoi sqarime duke pyetur vazhdimisht: “Cili format?”. Megjithatë, Gjesti vijoi sulmet, duke e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj grave në shtëpi.

“Çka ke bërë e di e gjithë bota, dhe ti vjen këtu e jep shembull për femrat? Edhe flet për Eglin, e gjykon Eglin. Ti nuk ke dhënë shembull të mirë,” shtoi ai, duke e akuzuar për hipokrizi.

Ky debat tensionoi sërish marrëdhënien mes tyre, duke e përshkallëzuar edhe më tej rivalitetin e tyre në shtëpinë e BBVA.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al