Kapet me drogë gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kapjes së tij me dy qese që përmbanin lëndë narkotike kanabis, të cilat ai kishte për qëllim t’i shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, realizuan kontrollin në banesën e shtetasit Rasim Sela falë informacionit të siguruar nga qytetarët.

Gjatë këtij kontrolli, ata gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet e procedurës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al