Reagon vëllai i Ilaria Sulës: Nuk më tregonte për problemet

Editor
2 Min Read

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali.

Ish-i dashuri i saj filipinas ka pranuar se është ai autori i krimit, duke treguar edhe se si ndodhi ngjarja. Ai e goditi Ilarian disa herë me thikë në apartamentin ku ishin takuar, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Shkak për vrasjen u bënë konfliktet e tyre të fundit, për shkak të të cilave Ilaria i kishte kërkuar të ndaheshin.

Nga ana tjetër, vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Leon Sula ka treguar se ka folur me motrën e tij dy javë më parë kur ajo kishte shkuar për t’i takuar në Terni, por shtoi se nuk i ka treguar për asnjë problem që mund të ketë pasur me të dashurin. Ai tregoi se të dashurin e motrës e njihte vetëm pak.

“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al