Shfrytëzonin shtetase të huaja për pr*stitucion, arrestohen dy turq

Editor
2 Min Read

Dy shtetas turq kanë përfunduar në pranga nga operacioni “Foreigners”, pasi shfrytëzonin 2 shtetase të huaja për prostitucion. Mësohet se bëhet fjalë për një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreigners”. Shfrytëzonin 2 shtetase të huaja, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare (shtetas turq).

Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq M. H. dhe S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al