Në kërkim për dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohet autori

Editor
1 Min Read

Policia ka vënë në pranga në Pikën Kufitare të Morinës një 32-vjeçar nga Suhareka. I riu ishte në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale  “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Durrës, kapën në hyrje, shtetasin I. E., 32 vjeç, banues në Suharekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale  “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja””, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al