Pamje nga aksidenti me 5 të plagosur në aksin Milot-Laç

Editor
1 Min Read

urbin- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot-Laç. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. Më tej bëhet me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur shoferi dhe 4 pasagjerët. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksidentimin e 5 personave.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al