Gjendet i vdekur punonjësi i ujësjellësit në Sarandë (EMRI)

Editor
1 Min Read

SARANDË- Një 54-vejçar, punonjës i ujësjellësit ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë në ambientet e stacionit të pompave të ujësjellësit. Policia bën me dije se punonjësi Gramoz Hoxha mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale por dyshohet për një arrest kardiak.

Më tej mësohet se grupi hetimor ka nisur me punën ndërsa materialet proceduriale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi Gramoz Hoxha, 54 vjeç. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al