Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut

Editor
2 Min Read

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rreth orës 13:00 në një vendpunishte në rrugën “Gjilani”, në lagjen “Veternik” të Prishtinës, shkaku i shembjes së dheut.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës,  Agron Borovci.

Ai tha se rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha Borovci..

Ai bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Edhe Abdusamed Shkodra, Zëvendës komandant i Brigadës në Prishtinë, ka konfirmuar rastin. “Sot në orën 12:10, BPZ Prishtinë është njoftuar se në rrugën Shkupi (Veternik, pas Hib Petrollit) ka rrëshqitur një sasi dheu dhe ka zënë dy punëtorë që ishin duke punuar. Ekipi zjarrfikës ka nxjerrë një nga punëtorët menjëherë (i gjallë) nga rrënojat, ndërsa i dyti është nxjerrë më vonë nga rrënojat, por pa shenja jete”, tha për RTKlive, Shkodra.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al