Arrestohet në flagrancë inxhinieri në Vlorë, zbardhet arsyeja!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi ka shkelur procedurat e punës.

Mësohet se inxhinieri me iniciale I.N., ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur duke shkaktuar ndotje të gjirit në Dhralesë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top