Të shtëna me armë në një park, raportohet për 2 të vdekur

Editor
1 Min Read

Skena të frikshme paniku dhe tmerri janë raportuar nga qyteti Conway, Arkansas, ku një përleshje me armë zjarri në një park publik përfundoi në tragjedi. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë të shtënave që ndodhën në mes të ditës, përballë syve të tmerruar të qindra qytetarëve të pranishëm.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të shtetit, Little Rock, në një zonë të frekuentuar zakonisht për aktivitete familjare dhe rekreative. Në vend që të shijonin një ditë pranverore, qytetarët e Conway u gjendën në mes të një fushe lufte, ndërsa breshëritë e plumbave përhapën panik dhe frikë.

Policia e Conway, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve të zonës dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, me përjashtim të dy që nuk mundën të mbijetojnë plagëve të marra. Autoritetet, megjithatë, nuk kanë dhënë ende informacion nëse ka një të dyshuar të arrestuar apo se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim vdekjeprurës dhune.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al