
Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçar dy ditë më parë (13 prill), në Dibër. Kujtojmë se dje, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi. Ndërkaq, i dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve intensive, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.