Dy arrestime pas vdekjes së elektricistit në Mërtish

Editor
1 Min Read

Fier, 15 prill 2025 – Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy elektricistë pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili dyshohet se humbi jetën nga kontakti me rrymën gjatë punës për riparimin e një linje në fshatin Mërtish. Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, po punonte dje në terren kur ndodhi ngjarja tragjike.

Të arrestuarit janë Xhezmi Haliti, 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe Arben Presheva, 57 vjeç, banues në Babunjë, përkatësisht punonjës të OST dhe OSHEE. Ata dyshohet se nuk kanë ndjekur procedurat e sigurisë në punë, duke mos ndërprerë furnizimin me energji në linjën ku ndodhej viktima.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al