
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës, në zonën e njohur si “Shtatat”. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Sipas të dhënave paraprake nga terreni, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për dëmet e shkaktuara apo rrezikun për banesat përreth.