18 vite burg dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Editor
2 Min Read

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli.

Në tetor 2023 u bë një kallëzim në policia nga një grua, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në qytetin Leicester.

Viktima ishte në një lokal nate me miqtë e saj dhe gjatë mbrëmjes ka takuar një djalë dhe më pas është ndarë nga miqtë e saj.

Vajza angleze dhe personi i identifikuar më pas si 22-vjeçari Redjon Cenaj kanë dalë jashtë, ku i është bashkuar edhe 20-vjeçari, Mariglen Ferataj.

Më pas të tre hipën në një taksi e cila i çoi në banesën e viktimës ku ajo u përdhunua. Ishin provat mjekësore dhe pamjet e sigurisë që vërtetuan akuzat ndaj dy të rinjve.

Pamjet treguan se viktima nuk ishte në gjendje të mirë dhe të dyshuarit u panë duke e mbajtur atë. Ferataj u pa duke marrë viktimën dhe duke e vendosur në taksi pasi ajo u rrëzua në dysheme.

Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë konfirmoi gjithashtu se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, një test droge gjithashtu zbuloi se viktima ishte pozitive.

Të dy u arrestuan më pas disa ditë më vonë dhe gjatë marrjes në pyetje Ferataj pohoi se viktima e dinte se çfarë po ndodhte dhe ndodhi me dëshirën e saj ndërsa Cenaj mohoi të ketë pasur aktivitet seksual.

Pas një gjyqi në Gjykatën e Leicester Crown muajin e kaluar, të pandehurit u shpallën fajtorë për përdhunim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al