
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme në Kamëz ku një biznesmen i ka dhënë fund jetës.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin B.A., i cili zotëronte një biznes në Kamëz.
“Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.