Rrëzohet avioni në Illinois, humbin jetën pasagjerët në bord

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ÇIKAGO- Katër persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël goditi linjat e energjisë elektrike në Illinois dhe u rrëzua në një fushë. Siç raportohet aksidenti ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Trilla, Illinois, rreth 300 kilometra në jug të Çikagos.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se aeroplani me një motor, Cessna 180, goditi linjat e energjisë përpara se të rrëzohej, me mbeturinat e përhapura në të gjithë rrugën County Line. Sipas autoriteteve, dy burra dhe dy gra ishin në bordin e aeroplanit, por emrat e tyre ende nuk janë bërë publik.

Ata kanë bërë të ditur se po hetojnë aksidentin ndërsa mbetjet e aeroplanit do të hiqen në një vend të sigurt për inspektim të mëtejshëm, me një raport paraprak që pritet të lëshohet brenda 30 ditëve.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top