Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë.

Irini Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici.

Por pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë teksa policia njoftoi se ka bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen Sh.B 48 vjeçe.

Po ashtu, këtë të enjte, Shehu është paraqitur tek spitali, gjë të cilën e kishte të ndaluar. Mësohet se edhe gjatë ditës së sotme ka patur përplasje me punonjës të spitalit.

Nisur nga këto ngjarje, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit.

Vetë Irini Shehu e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top