Hetim për 60-vjeçarin nga Puka/ Përvetësoi një kontenier në përdorim të Policisë

Jil
Jil
1 Min Read

Blutë kanë gjetur një kontenier pranë një pike turistike. Policia e Pukës ka nisur hetimet për një 60-vjeçar pasi përvetësoi dhe tjetërsoi një nga kontenierët e Policisë në Qafë Shllak, përgjatë aksit Fushë-Arrëz – Kukës.

Njoftimi i policisë, Pukë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar një kontenier në përdorim nga Komisariati i Policisë Pukë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”,  informoi sot policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al