
Sarandë- Është dhunuar me sende të forta nga dy persona shtetasi Orgito Brehama. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.
Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i vjetër prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati një përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.
Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Si dhe po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.