
Një ditë pas incidentit në zyrën elektorale të PSD në lagjen e ‘Ali Demit’, policia ka shpallur në kërkim babë e bir.
Bëhet fjalë për Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari.
Sipas policisë, Lorenc Telhallari është konfliktuar me një person tjetër (në media u aludua për menaxherin e basteve sportive të paligjshme “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj).
Fillimisht ai është larguar nga vendngjarja, por është rikthyer më pas, me babanë e tij, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenc Telhallari dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
Rezulton se shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete.
Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.